Ndarja nga jeta e Aristir Lumezit/ Namik Dokle: Gazetar i talentuar, mik i së vërtetës! Mimi Kodheli: Profesionist i spikatur! Tritan Shehu: La boshllëk në gazetari

ndarja nga jeta e aristir lumezit namik dokle gazetar i talentuar mik i se vertetes mimi kodheli profesionist i spikatur tritan shehu la boshllek ne gazetari



































Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të Gazetës Panorama, Aristir Lumezi ka pikëlluar jo pak figura të politikës shqiptare. Ish nënkryetari i Parlamentit, Namik Dokle thotë se Lumezi ishte një gazetar i talentuar dhe mik i së vëretetës.

aristirlumezi

“U nda prej nesh Aristir Lumezi, një gazetar i talentuar, mik i së vërtetës, i suksesshëm, por i pabujshëm, i drejtë dhe i ndershëm.

Ta njihje nga afër Aristirin ishte kënaqësi, ta kishe mik, të ofronte fisnikëri.  I qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dokle.

Ndërsa kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli shkruan: “Jam e trishtuar pa masë për largimin e parakohshëm nga jeta të Aristirit; profesionist i spikatur, njerëzor si pak kush; qytetar i mirë. Lamtumirë mik!  Të qoftë e paqtë rruga!”

Edhe deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se ndarja nga jeta e gazetarit Lumezi është humbje për familjen dhe boshllëk i krijuar ne gazetarinë shqiptare!

“U nda nga jeta Aristir Lumezi! Nje humbje kjo per familjen e tij, miqte, koleget…. Nje boshllek i krijuar ne gazetarine shqiptare! Nje gazetar qe do t’i mungoje publikut tone. Ngushellimet me te sinqerta te gjitheve!”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts