Ndarja nga jeta e babait të Kadri Veselit/ Basha: Me hidhërim mora lajmin. Jeta i rezervoi momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb








Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të ish-kryetarit të PDK-së, dhe njërit prej themeluesve të UÇK-së në Kosovë Kadri Veseli.

ba ngushellim

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se me mendje dhe zemër është pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Mesazhi i plot i ngushëllimit

Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fazli Veseli, babait të një prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Jeta i rezervoi z. Fazli momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb, por dhe krenari për atë që familja e tij e veçanërisht djali i tij Kadri Veseli bëri për Kosovën edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta gjatë historisë sonë. Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.