Ndarja nga jeta e drejtueses së PASOK/ Taulant Balla: I shprehim ngushëllimet socialistëve grekë! Inspironte respekt dhe u përball me çdo betejë








Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryetares së PASOK, Fofi Gennimata.

fofi

Me anë të një postimi në Facebook, Balla e vlerëson atë si një grua të fortë në kohë të vështira. Sipas tij, ajo inspironte respekt dhe që gjithmonë u përball me dinjitet në të gjitha betejat që i dolën përpara

“I shprehim ngushëllimet socialistëve grekë të cilët humbën një drejtuese të fortë në kohë të vështira për qendrën e majtë greke, e cila inspironte respekt dhe që gjithmonë u përball me dinjitet në të gjitha betejat që i dolën përpara. Përfshirë edhe betejën me sëmundjen e rëndë që i kish marrë dy prindërit e saj, e që Fofi Gennimata-s iu desh të luftonte për 13 vite me radhë. Ngushëllime bashkëshortit Andreas, si dhe fëmijëve të saj Emilia, George dhe Katerina”, shkruan Balla.

fofi balla

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *