Ndarja nga jeta e gazetarit Kosta Grillo, Basha: Sportdashësit falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta pas një beteje dy mujore me Covid, të komentatorit sportiv Kosta Grillo.

pjimage - 2021-10-05T111111.392

“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Basha në postimin e tij.

Prej disa javësh, Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale. Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *