Ndarja nga jeta e ish-presidentit Papulias/ Mesazh ngushëllimi nga Meta: Të paharruara takimet me të dhe përzemërsia ndaj popullit shqiptar









Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kombit grek për humbjen e ish-presidentit Karolos Papulias, të cilin e konsideron një personalitet të madh që që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të tij. 

ilir meta

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë“, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

MESAZHI 

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.