Ndarja nga jeta e kolonel Rustem Peçit/ Meta: Shumë i trishtuar për lajmin. Kam patur fatin ta njoh nga afër punën dhe angazhimin e tij të palodhur



Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen dhe trishtimin për ndarjen nga jeta të kolonel Rustem Peçit, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. 

ilir meta

Kam patur fatin ta njoh nga afër punën dhe angazhimin e tij të palodhur në mbrojtje të idealit të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe nuk mund të mos shpreh hidhërimin e madh të ndarjes së tij nga jeta në prag të përkujtimit të 7 prillit, kësaj dite të trishtë për historinë tonë, por edhe nderimi për nisjen e rezistencës heroike të ushtarakëve patriotë”, shkruan kreu i shtetit.

Mesazhi i plotë i ngushëllimit

Me shumë dhembje e trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të antifashistit, patriotit, ushtarakut dhe veteranit, Kolonel Rustem Peçi.

I edukuar me dashurinë për Atdheun, që në moshë shumë të re ai u aktivizua për Çlirimin e Shqipërisë, për t’i shërbyer me përkushtim vendit pas Luftës, në të gjitha detyrat e larta shtetërore me të cilat u ngarkua dhe për të vijuar, si Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, me kontributin e tij të shkëlqyer për edukimin e gjeneratave të reja me ndenjat e atdhedashurisë dhe patriotizmit, si dhe me mbajtjen gjallë të vlerave antifashiste.

Kam patur fatin ta njoh nga afër punën dhe angazhimin e tij të palodhur në mbrojtje të idealit të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe nuk mund të mos shpreh hidhërimin e madh të ndarjes së tij nga jeta në prag të përkujtimit të 7 prillit, kësaj dite të trishtë për historinë tonë, por edhe nderimi për nisjen e rezistencës heroike të ushtarakëve patriotë.

Duke ndarë dhembjen me familjen Peçi, miqtë dhe të gjithë anëtarët e Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Patrioti dhe edukatori ynë antifashist Rustem Peçi do të kujtohet përgjithmonë me nderim, respekt dhe mirënjohje!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *