Ndarja nga jeta e pedagogut Agim Sinoimeri, Presidenti Meta mesazh ngushëllues: Gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm








Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të intelektualit dhe pedagogut Agim Sinoimeri. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se ky është një lajm i pabesueshëm për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Sinoimeri-meta

Kreu i Shtetit e vlerëson Sinoimerin si një njeri që rrezatonte mirësi dhe optimizëm.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Sinoimerit është ende i pabesueshëm për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, që patën fatin ta njohin nga afër dhe të ndanin miqësi me të.

Ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.

Duke i dhënë lamtumirën e fundit, dje i shpreha ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij të mrekullueshme Ardjanës dhe dy djemve Tonit dhe Gjergjit, për këtë humbje të pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij. U prehsh në paqe Agim Sinoimeri”, shkruan Presidenti Meta.

Jeta e Agim Sinoimerit

Agim Sinoimeri ka lindur në Paris në vitin 1954. Dy prindërit e tij kanë qenë diplomatë dhe kjo e ndihmoi atë që të mësonte që në vogëli disa gjuhë të huaja. Në vitet e rinisë ka luajtur dhe si sportist me Partizanin, në ekipin e basketbollit.

Intelektuali shqiptar ka mbaruar Universitetin për Histori-Gjeografi në vitet 1978… dhe fill më pas ka punuar si mësues në Pukë. Pas një periudhe të shkurtër në këtë eksperiencë, Sinoimeri është kthyer në Tiranë në postin e zv/drejtorit në Muzeun Kombëtar, vitet 1980.

Pas viteve 1990, Agim Sinoimeri ka mbajtur disa detyra në Kuvendin Popullor, një ndër to si këshilltar, dhe më vonë në vitet 2000 është zgjedhur kryetar i Komitetit Kombëtar të Turizmit. Me këtë post do të mbyllej dhe rrugëtimi i intelektualit shqiptar në “shtet”.

Pas këtyre viteve Agim Sinoimeri iu dedikua sektorit privat, në fushën e konsulencës.

Prej vitesh ai jetonte dhe ishte rezident në Amerikë. Ishte i martuar dhe kishte dy djem. Bashkëshortja e Agim Sinoimerit punon në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *