Ndarja nga jeta e Qani Sadikut/ Meta: Simbol i rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste









meta qani sadiku

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut, për të cilin thotë se ka qenë “simbol i rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste”.

“Me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut”, shkruan kreu i shtetit.

Postimi i plotë:

Me trishtim të madh mësova largimin nga jeta të Qani Sadikut.

Ka qenë privilegj ta njoh nga afër këtë simbol të rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste, dëshmi e shpirtit të pamposhtur dhe sakrificës në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Sadiku dhe komunitetit të ish-të përndjekurve politikë!
Të prehet në paqen e merituar!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *