“Ndër të parat vende që ofroi mbrojtje për afganët”/ Ambasadorja Yuri Kim takon kongresmenen amerikane: Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë





Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kongresmenen amerikane Elissa Slotkin ku ndër të tjera, fokus i bisedës së tyre ishte strehimi i afganëve nga Shqipëria.

yurikim

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për strehimin e afganëve, pasi ishte ndër të parat vende që ofruan mbrojtje.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Rep. Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë pasi ishte ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit” – shkruan Kim në Twitter.

Vendi ynë ka pritur mbi 600 afganë të cilët u larguan nga vendi i tyre pasi talebanët morën në kontroll Afganistanin.

Aktualisht, afganët janë strehuar në struktura hoteliere në qytetet e Durrësit dhe Lezhës.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *