“Ndërhynë me forca policie”, kompania koncesionare në Portin e Durrësit akuza Autoritetit Portual: Na ka pezulluar aktivitetin tregtar pa asnjë paralajmërim

nderhyne me forca policie kompania koncesionare ne portin e durresit akuza autoritetit portual na ka pezulluar aktivitetin tregtar pa asnje paralajmerim
nderhyne me forca policie kompania koncesionare ne portin e durresit akuza autoritetit portual na ka pezulluar aktivitetin tregtar pa asnje paralajmerim

Kompania koncesionare Ems e cila ka për 35 vjet terminalin lindor në portin e Durrësit deklaroi se në mënyrë arbitrare Autoriteti Portual i Durrësit ka ndërhyrë me forca policie dhe mjete duke pezulluar aktivitetin e saj tregtar.

Sipas tyre, kane bllokuar hyrjet dhe daljet e automjeteve, zyrat dhe peshoren e mjeteve pa një paralajmërim.

“Anijet presin të ngarkohen dhe shkarkohen. Nuk e dimë cili është qëllimi i zaptimit të sipërfaqeve të kalatës lindore dhe pezullimi i aktivitetit”, tha Florian Cimo, përfaqësues i Ems.

Sipas tij, ka dëm ekonomik në aktivitetin tregtar për kompanitë importuese dhe eksportuese. Kjo sipërfaqe e portit është pjesë e Projektit të Alabarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts