Ndërhyrje politike në punën e Prokurorive? Olsian Çela: Prokurorët kurrë nuk kanë qenë më të mbrojtur, kanë të gjitha garancitë për kryerjen e detyrave

nderhyrje politike ne punen e prokurorive olsian cela prokuroret kurre nuk kane qene me te mbrojtur kane te gjitha garancite per kryerjen e detyrave































Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve, ku ka raportuar punën për vitin 2023, ka folur në lidhje me ndërhyrjet politike në punën e prokurorëve.

olsian cela te komisioni i ligjeve

Çela tha se sot prokurorët më shumë se kurrë janë të mbrojtur nga ndërhyrjet politike ndërsa shtoi se i kanë të gjitha garancitë për të kryer detyrat e tyre.

“Si është konceptuar sistemi sot i drejtësisë penale, KLP është organi që garanton pavarësinë e prokurorëve përmes një sërë funksionesh që kryen dhe me një sërë aktesh që lidhen dhe me etikën e prokurorit dhe praktikash ku ruhet distanca e prokurorëve për ndërhyrjet politike.

Sa i përket çfarë mund të bëjnë prokurorët, në të gjitha rastet që ka patur sensitivitete politik apo ka marrë përmasa diskutimi në nivel mediatik, kemi bërë transparencë aq sa mund të lejohet. Të dhënat mund të jenë statistikore apo sqarime

Duhet të marrin në konsideratë, është prokurori që vendos për nivelin e informacionit që mund të bëhet i ditur për publikun.

Të dhënat statistikore janë disponilbël dhe në çdo rast i kemi përpunuar për t’ia dhënë publikut.

Mendoj se prokurorët  nuk kanë qenë më të mbrojtur sa janë sot, në kuadrin ligjit në fuqi, sa u përket ndërhyrjeve nga jashtë. Prokurorët kanë të gjitha garancitë për të kryer detyrat e tyre dhe nuk ka nevojë që të bëjnë”, tha Çela.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts