Ndërrime pa tabelë, prova me VAR-in dhe stadium plot/ Ja pikantet e miqësores Tirana-Vllaznia










-Gjatë ndeshjes së djeshme zëvendësimet u bënë pa tabelë numrash, qoftë edhe manuale.

Tirana 1-0

-Në stadium janë pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrave. Hakaj e Gurishta ndiqnin ekipin nga tribuna. Te Tirana pushim Çelhaka, Ismajlgeci e Toshevski. Të tre kanë qenë me probleme javët e fundit, por janë lënë pushim për sfidën e së dielës.

-Në miqësoren e djeshme ra në sy mungesa e fëmijëve që kapnin topat gjatë rrethimit të fushës. Gjithsesi, nuk është se ka pasur ndonjë vështirësi të madhe.

Trajneri Brdariç bën ironi me gjyqtarin e ndeshjes, Juxhin Xhaja, duke e akuzuar se mban krahun e Tiranës. Ankesat e tij i ka vazhduar gjatë gjithë lojës.

Ndeshja e djeshme ishte provë për sistemin VAR që do të nisë në Shqipëri këtë kampionat. Gjyqtarët e VAR-it ishin Kridens Meta dhe Denis Rexha, ndërsa sistemi nuk u përdor asnjëherë gjatë ndeshjes për të ndihmuar gjyqtarin kryesor.

Të pranishëm më shumë se 800 vetë për të parë takimin mes Tiranës dhe Vllaznisë. Tjetër miqësore e ndjekur për bardheblutë, njëlloj si ajo në Pogradec me Dinamon.

Dy presidentët kanë qenë në tribunë, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit ishte mbushur me zyrtarë, trajnerë që ndiqnin nga afër dy skuadrat e Superiores. Për çdo top të humbur, Brdariç ulërinte në fushën e lojës, ndërsa Plori në anën tjetër këshillonte pjesën tjetër të ekipit.

Në fund të ndeshjes, Majkëll Ngo, Gentian Muça dhe Redon Xhixha janë “detyruar” me kënaqësi nga turma e tifozëve që të bëjnë foto me përkrahësit e zjarrtë.

-Marlind Nuriu goditet me top në fytyrë, duke alarmuar gjithë stafin mjekësor të Tiranës dhe Vllaznisë. Në fund nuk ka asgjë për të shqetësuar. Vetëm një tronditje e vogël.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *