Ndërroi jetë 10 ditë pasi mori vaksinën AstraZeneca, nisin hetimet për vdekjen e studentit të mjekësisë në Francë

Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, pasi është vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas në Francë.

Autoritetet e Francës janë duke hetuar vdekjen e studentit të mjekësisë, disa ditë pasi kishte marrë vaksinën e AstraZenecas për COVID-19. Studenti vdiq më 18 mars në qytetin Nantes, 10 ditë pasi mori dozën nga AstraZeneca.

Prokurori i qytetit, Pierre Sennes, ka thënë se i është bërë autopsia një ditë pas vdekjes, por se “ishte e domosdoshme të bëheshin teste të mëtejme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij”. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se shkalla e rasteve të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës anti-COVID ishin në përputhje me numrin e njerëzve që vuanin nga këto kushte.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *