Ndërroi jetë pak ditë më parë, Mbretëresha Elizabeth publikon foton e rrallë me Princin Philip

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, ka ndarë me publikun një fotografi të rrallë private, të sajën dhe të Princit Philip, i cili ka ndërruar jetë, të enjten e javës së kaluar.

Këtë fotografi Mbretëresha e ka ndarë në ditën e varrimit të Princit Philip.

Nga Familja Mbretërore me anë të një postimi në rrjetin social Instagram thuhet se kjo fotografi ishte realizuar në vitin 2003 në majën Coyles of Muick në Skotlandë, fotografja është Kontesha e Ëessex, Sophie.

“Madhëria e saj dhe Familja Mbretërore janë falënderues për të gjitha mesazhet e ngushëllimeve nga e gjithë bota, jemi të prekur sa shumë kemi parë dhe dëgjuar që njerëzit kanë ndarë kujtimet e tyre për Dukën”, thuhet në njoftimin e Familjes Mbretërore.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *