Ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, familjarët dhe qytetarët mblidhen nesër para klinikës në kujtim të 3-vjeçarit

nderroi jete pas nderhyrjes te dentisti familjaret dhe qytetaret mblidhen neser para klinikes ne kujtim te 3 vjecarit
nderroi jete pas nderhyrjes te dentisti familjaret dhe qytetaret mblidhen neser para klinikes ne kujtim te 3 vjecarit

Qytetarët dhe familjarët e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, priten të mblidhen nesër para klinikës në kujtim të vogëlushit.

Mbledhja në formë kujtimi do të zhvillohet nesër (8 tetor) në orën 18:00.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët. Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale.

Ndërkohë mjeku anestezist, Roland Xhaxho thotë se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë, kjo pasi sipas tij djali kishte lindur me probleme në zemër, për të cilin, sipas Xhaxhos, është operuar rreth 2 vite më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts