Ndërron jetë 18-vjeçarja italiane, pak ditë pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca, prindërit bëjnë gjestin e madh: Do dhurojmë organet e vajzës

Camilla Canea, një 18-vjeçare nga Genova e Italisë, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pak kohë pasi u vaksinua me AstraZeneca.

Sipas mediave italiane, vajza ndërroi jetë nga mpiksja e gjakut.

Ajo ishte vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, më datë 25 maj, ndërsa pak ditë më vonë, u shtrua në spital pasi kishte dhimbje të madhe koke e vështirësi në lëvizje. Camilla kaloi hemoragji celebrale. Ajo vdiq dje, pasi i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut.

Një gjest i madh ka ndodhur nga prindërit e vajzës. ta kanë dhënë leje që organet e të bijës, të hiqen e t’i dhurohen personave që kanë nevojë.

Ndërsa autoritetet, kanë njoftuar se do të nisin një hetim për vdekjen, duke qenë se kjo nuk është e para në Itali, që ndodh pas bërjes së vaksinës AstraZeneca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *