Ndërron jetë ambasadori i Serbisë në Rusi, Miroslav Lazanski

Ka ndërruar jetë ambasadori i Serbisë në Rusi. Ministria e Jashtme e Serbisë i ka thënë agjencisë FoNet lajmin për vdekjen e Miroslav Lazanskit. Lazanski ishte gazetar dhe komentator para se të hynte në politikë në zgjedhjet e vitit 2016, kur ishte zgjedhur deputet i Partisë Progresiste Serbe në pushtet. Ai u emëruar ambasador në Moskë në korrik të vitit 2019.

Ai ishte i njohur për rrëfimet rreth çështjeve ushtarake. Lazanski ishte lindur në Kroaci dhe babai i tij ishte oficer i Ushtrisë Kombëtare Jugosllave dhe ka jetuar në Zagreb për një pjesë të madhe të jetës.

Lazanski ishte vendosur në Beograd më 1991, kur ishte shpërbërë Jugosllavia, për të shkruar për të përditshmen pro-qeveritare, “Politika”, dhe për t’u bërë më vonë i afërt me autoritetet në vitet e nëntëdhjeta. Gjatë karrierës si gazetar, ai i ka mbuluar disa konflikte në botë, përfshirë ato në Afganistan, Bejrut, Çeçeni, Liban, luftën mes Iranit e Irakut dhe luftërat në ish-Jugosllavi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *