Ndërron jetë “babai” i bombës bërthamore në Pakistan

14:46 10/10/2021

Abdul Qadeer Khan, i konsideruar si “babai” i bombës bërthamore në Pakistan, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçar pas infektimit me Covid.

Khan u nderua si një hero kombëtar për transformimin e vendit të tij në fuqinë e parë bërthamore islame në botë.

Por ai ishte gjithashtu famëkeq për kontrabandën e sekreteve bërthamore në shtete, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin.

Kryeministri Imran Khan tha se Pakistani ka humbur një “ikonë kombëtare”. “Ai u desh nga kombi ynë për shkak të kontributit të tij kritik për të na bërë një shtet me armë bërthamore,” shkroi kryeministri në Tëitter.

I njohur si AQ Khan, shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor të Pakistanit në Kahuta pranë Islamabadit. Deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *