Ndërron jetë ish-presidenti pakistanez Mamnoon Hussain

Në moshën 80-vjeçare, ka ndërruar jetë presidenti i 12-të i Pakistanit, Mamnoon Hussain.

Hussain ka ndërruar jetë në një spital në Karaçi ku po trajtohej kundër kancerit, njoftoi djali i tij Arsalan Mamnoon, raportojnë mediat lokale.

Hussain tashmë një vit po trajtohej kundër kancerit.

Politikanë dhe parti të ndryshme politike, duke përfshirë presidentin pakistanez Arif Alvi dhe partinë Hussain-it, Liga Muslimane e Pakistanit-Nawaz (PML-N), kanë publikuar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit.

I lindur më 23 nëntor 1940 në Agra të Indisë, Hussain filloi karrierën e tij politike në vitin 1969.

Ai ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta në karrierën e tij politike, duke përfshirë atë të guvernatorit të provincës Sindh dhe si presidenti i 12-të i Pakistanit nga viti 2013 deri më 2018.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *