Ndërron jetë kancelari i Kishës Orthodokse të Bostonit

21:40 29/09/2023

At Arthur Liolin vlerësohet si një pasardhës i denjë i Fan Nolit

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare, Atë Arthur Liolin, kancelari i Kishës Orthodokse të Bostonit, një ndër figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan. Lajmi është bërë me dije nga Mitropolia e Korçës përmes një postimi në rrjete sociale.

Atë Artur Liolin lindi në Nju Jork në vitin 1943 nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Ai cilësohet si njeriu që mishëron atributet e një personi me mjaft reputacion në diasporën shqiptare të SHBA. Së fundmi ishte kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston dhe vlerësohet si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishë.

Atë Arturi ka shkruar mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare. Në vitin 1991 At Arturi bëri udhëtimin më të famshëm të jetës së tij, ku meshoi në 22 qytete të Shqipërisë.

Presidenti i Republikes Bajram Begaj shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Liolin, ai vlerësoi figurën e tij dhe kontributin si mbështetës i palëkundur i shqiptarëve.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts