Ndërron jetë kreu i familjes më të madhe në botë! Kishte 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa

Një 76-vjeçar, i cili mendohet se është kryetari i familjes më të madhe në botë, ka ndërruar jetë. Ziona Chana, nga India, vdiq të dielën në një spital duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmet për vdekjen e 76-vjeçarit u konfirmuan nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili shprehu ngushëllimet në një postim në Twitter.

“Mizoram dhe fshati Baktawng Tlangnuam, u bënë një atraksion turistik i madh në vend për shkak të familjes së Chana,”- shkroi kryeministri.

Raportohet se Chana vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Gjendja e tij u përkeqësua ndërsa ishte në shtëpi dhe të dielën u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Ai ishte udhëheqësi i një sekti të krishterë, të quajtur Chana pawl, që lejon anëtarët e tij meshkuj të jenë poligamë.

Të gjithë anëtarët e familjes gjigande jetonin në një shtëpi katër katëshe me 100 dhoma, të vendosur në kodrat në fshatin e largët të Baktawng Tlangnuam.

“Ndjehem si fëmija i veçantë i Zotit. Ai më ka dhënë kaq shumë njerëz për t’u kujdesur”- ka thënë gjatë një interviste Ziona, ku shprehej se ndihej i bekuar që kishte një familje kaq të madhe. “Unë e konsideroj veten me fat që jam burri i 39 grave dhe kryefamiljari i familjes më të madhe.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *