Ndërron jetë në moshën 76 vjeçare ish kryeministri irlandez John Bruton

nderron jete ne moshen 76 vjecare ish kryeministri irlandez john bruton
nderron jete ne moshen 76 vjecare ish kryeministri irlandez john bruton

Ish- kryeministri irlandez John Bruton, i cili ndihmoi në hedhjen e themeleve për “Marrëveshjen e së Premtes së Mirë” të vitit 1998, siç është njohur marrëveshja e paqes e Irlandës së Veriut ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

John Bruton, 76 vjeç, shërbeu si kryeministër nga 1994 deri në 1997 dhe luajti një rol të rëndësishëm në negociatat me Britaninë dhe grupet politike në Irlandën e Veriut.

Puna e tij ndihmoi në vulosjen e marrëveshjes historike, e cila u nënshkrua nga pasardhësi i tij, Bertie Ahern. Ai ka shërbyer gjithashtu si ambasador i BE-së në Uashington.

Bruton gjithashtu mori vendimin për të ulur normën e taksave duke e bërë atë një nga më të ulëtat në Europë, duke çuar kështu në revolucionin ekonomik të Tiger Celtic në fund të viteve ’90.

Bruton vdiq në spitalin privat Mater në Dublin, i rrethuar nga familja e tij e dashur, pas një sëmundjeje të gjatë, tha familja e tij në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts