Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare Wolfgang Schäuble

nderron jete ne moshen 81 vjecare wolfgang schauble
nderron jete ne moshen 81 vjecare wolfgang schauble

[embedded content][embedded content]

13:01 27/12/2023

Ish-ministri i Financave ishte arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990

Wolfgang Schäuble, i cili ndihmoi në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Sipas gazetës Bild, ai vuante prej vitesh nga sëmundja e kancerit, por nuk donte ta zbulonte. Për gjendjen e rëndë shëndetësore e dinin vetëm familja dhe miqtë më të afërt. Të martën mbrëma, 81-vjeçari humbi përfundimisht betejën, teksa flinte.

Siç theksojnë  mediat gjermane, Schäuble shënoi historinë e Gjermanisë si pak politikanë të tjerë.

Ai iu bashkua kabinetit të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1984,  ku shërbeu si kryetar i parlamentit të kancelarit Helmut Kohl për gati pesë vjet përpara se të bëhej ministër i Brendshëm.

Në këtë post 81-vjeçari ishte negociator i Gjermanisë Perëndimore, ndërsa vendi po shkonte drejt ribashkimit me Gjermaninë Lindore pas rënies së Murit të Berlinit në 1989.

Nëntë ditë pas ribashkimit, Schäuble u qëllua duke bërë fushatë për zgjedhjet e para të vendit. Ai u qëllua nga një person me probleme mendore që e la atë të paralizuar. Një tjetër plumb goditi fytyrën e tij, duke bërë që ai t’i nënshtrohej një operacioni plastik.

Schaeuble shërbeu si ministër i Financave i ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të eurozonës.

Politikani gjerman ishte anëtar i Partisë Kristian Demokrate të qendrës së djathtë të Merkelit që nga viti 1965 dhe u bë anëtar i parlamentit në vitin 1972, duke e bërë atë një nga politikanët më jetëgjatë në Gjermani.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts