Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare astronauti amerikan që mori pjesë në misionin e Apollo 11

Astronauti amerikan, Michael Collins- një nga tre anëtarët e ekuipazhit të misionit të parë me njerëz në Hënë, Apollo 11 më 1969 – ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij. Ai vdiq sot pas një beteje me sëmundjen e kancerit. “Ditët e fundit të jetës së tij ai i kaloi në paqe, me familjen e tij”, u tha në njoftim.

Collins kishte qëndruar në modulin komandues të Apollo 11 në orbitën hënore ndërsa kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ecnin në Hënë. Ai shpesh është përshkruar si astronaut i tretë dhe “i harruar” në misionin historik, por Collins qëndroi vetëm për më shumë se 21 orë derisa dy kolegët e tij u kthyen në modulin e Apollo 11.

Collins lindi në Romë më 31 Tetor 1930. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point, Nju Jork, duke u diplomuar më 1952.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *