Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare gjyshja e Barack Obamës

Gjyshja e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Sarah Obama, ka ndërruar jetë në Kenia, në moshën 99 vjeçe.

Lajmi u dha nga vajza e saj, Marsat Onyango, duke shpjeguar se ajo nuk kishte qenë mirë për një javë, por që kishte rezultuar negative në testin e Covid-19.

E panjohur deri në vitin 2008, vit kur nipi i saj Barack Obama u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Obama që atëherë ishte bërë një njeri i famshëm kombëtar, dhe ferma e saj ishte një destinacion turistik.

Kjo, edhe për faktin se ishte gjyshja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *