
21:08 10/09/2022
Një qytet verior francez synon që të kursejë deri në 7% energjinë duke reduktuar shpenzimet deri në 1 milion euro
Ndriçimi i ndërtesave publike është ndalur në qytetin verior të Francës, Lille, në një përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë, ndërsa dimri po afrohet dhe çmimet rriten. Muzeu i Arteve të Bukura të qytetit dhe bashkia zakonisht ndriçoheshin me ngjyra të ndezura që nënvizonin arkitekturën e tyre, derisa rryma u mbyll.
“Të gjitha masat që janë pjesë e planit për një kursim prej 7 për qind të energjisë, që është i barabartë me rreth 7 milionë kilovat orë që përkthehet në 1 milionë euro kursime në përgjithësi. Unë mendoj se banorët vendas do të kuptojnë masat që po marrim. Ne u përpoqëm të kufizojmë sa më shumë që të mundemi në shërbimin publik që ofrojmë. Pra, përkundrazi, mendoj se ata do të jenë jashtëzakonisht mirëkuptues dhe bashkëpunues.”
Masa të tjera të njoftuara nga zyrtarët e qytetit përfshijnë gjithashtu uljen e temperaturave në shumicën e ndërtesave publike dhe pishinave, mbylljen e kopshtit tropikal të qytetit dhe mbylljen e dy shatërvanëve.
“Është pak e zymtë po njëkohësisht është e trishtueshme që të shohësh se ndërtesat historike pas meje nuk do të kenë më dritën e dikushme. Ato ndriçoheshin në mënyrë madhështore. Hapësira midis kolonave kishte pak ndriçim, por përfaqësonte një madhështi të madhe, dhe kjo ishte vërtet e bukur për t’u parë.”
Qyteti francez i Nantes ka marrë masa të ngjashme dhe ka reduktuar ngrohjen në ndërtesat publike. Të tjerë, si Parisi, Strasburgu apo Reims pritet të ndjekin shembullin në javët e ardhshme.
Klan News