Ndërtimet për Kupën e Botës Katar 2022, zyrtari i lartë e pranon: Mbi 400 persona humbën jetën gjatë punimeve për ngritjen e stadiumeve









Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës, ka pranuar për herë të parë se 400-500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit.

ndertimet

Kjo shifër është shumë herë më e lartë nga sa e kishin pranuar deri tani zyrtarët e Katarit.

Shifra e re doli gjatë një përgjigjeje, që Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit britanik Piers Morgan dhe që dukej se ishte e pamenduar.

Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

Përpara deklaratës së zotit Thawadi, Komiteti Suprem i Katarit kishte deklaruar se numri i punëtorëve që kishin humbur jetën ishte 40./ Marrë nga VOA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *