Ndërtimi i një kasaforte dhe qendre estetike nëntokësore/ Kim Kardashian u shpall ‘luftë’ fqinjëve të saj

Planet e fundit të Kim Kardashian për zgjerim në shtëpinë e saj në Hidden Hills prej 60 milionë dollarësh kanë ndezur një luftë ligjore mes saj dhe fqinjëve.

Miliarderja 40-vjeçare do të ndërtojë një bunker nëntokësor dhe një “qendër Wellness” nëntokësore në pronën e saj.

Në dokumentet ligjore të marra nga The Blast, fqinjët në komunitetin e saj i kanë kërkuar një gjykatësi të ndalojë ndërtimin bazuar në arsyetimin se mund të shkaktojë vdekje për shkak të afërsisë me linjat e gazit.

House

Planet masive të Kim për zgjerimin në pronë thuhet se përfshijnë: një kasafortë nëntokësore, një banjë nëntokësore dhe një strukturë parkimi nëntokësore.

“Duke ecur përpara këto dy projekte zhvillimi mund të shkaktojnë humbjen e një jete,” pohoi një fqinj, i cili iu referua tragjedisë së shpërthimit të tubacionit të gazit San Bruno në San Bernardino, California në 2010.

Shpërthimi vrau tetë persona, plagosi 58 dhe shkatërroi 38 shtëpi kur tubi i transmetimit me presion të lartë 30 inç shpërtheu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *