Ndërtohet parku fotovoltaik më i madh në Europë

ndertohet parku fotovoltaik me i madh ne europe
ndertohet parku fotovoltaik me i madh ne europe

23:59 09/05/2022

Portugalia kërkon të largohet nga varësia e karburanteve fosile

Lufta në Ukrainë ka bërë që shumë vende europiane të kërkojnë të kërkojnë një zgjidhje për krizën energjitike.

Në Portugali është ndërtuar parku fotovoltaik më i madh në Europë. I projektuar dhe zbatuar nga kompania kryesore në vend, EDP, në liqenin më të madh artificial të Euvropës Perëndimore, ky park fotovoltaik është pjesë e planit të Portugalisë për të shkurtuar varësinë nga karburantet fosile të importuara, çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm që pas luftës në Ukrainë.

E bekuar nga orët e gjata me diell dhe erërat e qëndrueshme të Atlantikut, Portugalia ka përshpejtuar kalimin e saj drejt burimeve të rinovueshme. Por, edhe pse vendi nuk përdor pothuajse asnjë hidrokarbur nga Rusia efektet e luftës kanë qenë të pashmangshme.

Panelet në rezervuarin Alqueva, i cili përdoret për të gjeneruar energji hidrike, do të prodhojnë 7.5 gigavat/orë (GWh) energji elektrike në vit. Këto panele diellore do të furnizojnë 1500 familje ose një të tretën e nevojave për energji elektrike në qytetet e afërta si Moura dhe Portel.

Në vitin 2017, EDP instaloi një projekt pilot diellor me 840 panele në digën Alto Rabagao, i pari në Europë që testoi se si energjia hidrike dhe diellore mund të plotësojnë njëra-tjetrën.Kjo teknologji po fillon të përdoret edhe në Shqipëri duke krijuar një mundësi që vendi ynë të jetë një eksportuese e madhe.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts