“Ndeshja e shekullit”/ “Nuk ka akord”, Zuckerberg nxjerr “blof” Elon Musk: Do e merrni vesh nga unë nëse…

Miliarderi Elon Musk ka zbuluar sot detaje më konkrete për ndeshjen e tij me rivalin miliarder të mediave sociale Mark Zuckerberg, por “armiku” i Musk më vonë tha se të dhënat ishin krejtësisht false.

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale X (i njohur më parë si Twitter), Musk tha se foli me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ra dakord për një “lokacion epik” për ndeshjen mes dy manjatëve të teknologjisë.

Musk shtoi se fondacionet bamirëse të tij dhe Zuckerberg do të organizojnë ndeshjen, në vend të UFC, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të organizatës së arteve marciale, Dana White.

Më vonë të premten, Zuckerberg postoi në platformën Threads se njerëzit duhet të “supozojnë se çdo gjë që Musk thotë se nuk është rënë dakord ende”, duke shtuar se ai është “gati të ndeshet” në çdo moment.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts