Ndeshja e sotme ndaj Xhenoas, Pioli ngre zërin: Milan, ky është shansi i fundit!









Pas dy barazimeve pa gola, Milani duhet të rikthehet te fitorja sot në 21:00 kundër Xhenoas nëse nuk dëshiron të dalë jashtë garës për titull. Në konferencë për shtyp, trajneri Pioli analizon situatën dhe jep këshillat e fundit për skuadrën.

pioli

Më shumë se një dekadë pa pasur kaq shumë pikë. Si arrin Milani në këtë sfidë?

Ne luajmë për të fituar dhe kur dështojmë ka zhgënjim, por ai duhet të shndërrohet në përqendrim dhe vendosmëri. Duhet të punojmë për atë që ka shkuar mirë dhe këtë javë kam parë një grup të fokusuar dhe të motivuar, duke e ditur që duhet të bëjmë më mirë.

A varen rezultatet nga fakti që Leao është bërë i parashikueshëm?

Nuk dua t’i bëj këto diskutime. Nëse jemi aty ku jemi, ka ndodhur sepse djemtë kanë dhënë më të mirën. Skuadra beson në mënyrën se si po luan, po dhuron futboll energjik dhe përpiqet të dominojë ndeshjet duke krijuar më shumë se kundërshtari. Duhet të besojmë deri në fund sepse jemi të fortë dhe nuk jemi në krye sepse kemi pasur fat, ashtu siç nuk mund të quhemi pa fat sepse nuk kemi fituar në ndeshjet e fundit.

Përse Ibra po dëmtohet kaq shpesh? Mos po menaxhohet keq?

Jo domosdoshmërisht. Gjuri i tij ka probleme, por jo sepse janë bërë zgjedhje të gabuara që mund ta kenë penalizuar. Nuk besoj që dëmtimet ndryshojnë vendimet e tij për të ardhmen. Çfarëdo që të vendosë do të jetë vendimi më i mirë.

Më mirë një ekip që shënon pak e nuk pëson apo anasjelltas?

Ne duam të fitojmë e për t’ia dalë mbanë, duhet të mos pësosh. Nëse nuk ndëshkohemi merita është e të gjithëve, por duke qenë se nuk po shënojmë faj kanë të gjithë e jo vetëm sulmuesit. Duhet të jemi më të paparashikueshëm dhe për Xhenoan kemi plan A dhe B.

Sa ndikojnë mungesat?

Të mos kesh në këto ndeshje lojtarë si Ibra, Florenci apo Kjaer të penalizon sepse janë ata që e dinë se si menaxhohen këto situata. Nga ana tjetër, mund të them se nuk po luajmë keq, por po na gjykojnë vetëm sepse nuk kemi rreshtuar fitore. Të mos harrojmë se me Ibrën kishim një variant më shumë në zonën rivale kur nuk ka hapësira e vendosim të luajmë me topa të gjatë.

Çfarë prisni nga Diazi dhe Kesi?

Janë të përfshirë emocionalisht dhe të dy do të na japin shumë deri në fund. Me ndihmën e të gjithëve mund të marrim kënaqësi të mëdha. Sivjet kemi dy pikë më shumë se një vit më parë, megjithatë momenti për balanca do të jetë më vonë. Rëndësi ka që të luftojmë deri në fund.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.