Ndeshja në turin e parë të Ligës së Konferencës, Partizani publikon çmimet e biletave








Partizani do të zhvillojë ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës ndaj Stinful George në stadiumin “Elbasan Arena” të enjten e 8 korrikut në orën 20:00.

PAR

Skuadra kryeqytetase ka publikuar me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”, çmimet e biletave për këtë sfidë.

“Demat” bëjnë me dije se një biletë në tribunën qendrore kushton 1000 lekë të reja. Ndërsa në tribunën përballë çmimi i biletës kushton 300 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“➡️INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE

🏆LIGA KONFERENCES | TURI I

⚽FK PARTIZANI –FC SFINTUL GHEORGHE

🗓️E ENJTE 08 KORRIK

🕗ORA 20:00

🏟️STADIUMI “ELBASAN ARENA”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

🎫Biletat në Tribunat Qëndrore A1, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

🎫Biletat në Tribunat përballë C3, D, E, F, G1, do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Martë e në vazhdim ora 10:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu nga dita e mërkurë Biletat mund ti gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 edhe pranë pikes së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena” në Ebasan.

🗣️Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokolleve të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19:

♦️Tifozët nuk duhet të hyjnë në stadium të organizuar dhe të respektojnë dictancën sociale brenda dhe jashtë ambienteve të stadiumit.

♦️Tifozët duhet të respektojnë distancën sociale që në hyrje të stadiumit duke mbajtur masken, si dhe të bëjnë dizinfektimin e duarve.

♦️Gjatë qëndrimit në tribuna tifozët duhet të përdorin ulëset sipas numrit të biletës që disponojnë.

#PërjetMeTyPartizan🔴”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *