“Ndeshja s’fitohet apo humbet nga vetëm 1 repart”, Gjasula: Nuk e kemi frikë Poloninë!





Kombëtarja shqiptare ndodhet e grumbulluar në Varshavë të Polonisë në prag të sfidës kualifikuese që do të luajë me vendasit ditën e diele.

gjasula

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Varshavë, mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula foli për gjendjen e skuadrës, formën e tij momentale si dhe objektivat e Shqipërisë në këto 3 ndeshje.

Keni ndryshuar skuadër, jeni gati për këto tre ndeshje?

Sigurisht jam gati gjithmonë për Kombëtaren, është e rëndësishme për mua të kem më shumë minuta në fushë. Më munguan shumë, prandaj bëra këtë hap u transferova te një klub pak më i vogël për të marrë më shumë minuta dhe për të qenë gati për Kombëtaren.

Beson që përfaqësuesja nga dita në ditë po fiton më tepër eksperiencë, po piqet më shumë?

Po, kohët e fundit, ndeshjet e fundit kanë treguar që po rritemi bashkë. Për mua e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet sepse po fituam ka më shumë besim dhe rritesh akoma më shpejt. Frymëmarrja është e mirë, miksi midis lojtarëve me eksperiencë është i mirë dhe harmonia është e mirë dhe më bëhet qejfi që jam këtu.

Mesfusha bën lidhjen midis reparteve, ndeshjet e fundit ka pasur kritika mendon se mund ta rifitojmë në këto ndeshje që do të luajmë?

Ne kemi mesfushorë të mirë, nga ana ime besoj se ka secili kualitet, si ekip nuk mund të themi që jemi diobët. Kemi treguar paraqitje të mira. Ndeshja nuk fitohet ose humbet nga një repart, jemi të gjithë bashkë. Do të provojmë të japim maksimumin.

Çfarë skuadra është Polonia, ka lojtar fizikë dhe vrapojnë shumë, është problem për ne?

Edhe ne vrapojmë shumë. Është një ekip me shumë eksperiencë dhe me kualitet. Gjimshiti e tha ka disa nga lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. Edhe pse nuk bën një Europian të mirë kanë prapë cilësitë e veta. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Mund të kemi respekt për kundërshtarin, por frikë asnjëherë. Në qoftë se japim maksimumin besoj se i kemi të gjitha mundësitë.

A mendon që lojtarët e Polonisë rriten në Gjermani, a është plus për ju që luani prej vitesh në Gjermani?

Atë nuk e di, po ta fitojmë ndeshjet do të jetë plus për ne, po ta humbim nuk është mirë për ne. Do të japim maksimumin, të kemi mendjen tek skuadra jonë, që ditën e ndeshjes të kemi të gjithë formë të mirë dhe të japim maksimumin.

Dy ndeshjet e radhës do t’i luani në Elbasan, rikthehen tifozët, çfarë ndjesie ju krijon?

Çdo futbollist gëzohet shumë kur vijnë tifozët në stadium, kështu e kemi mësuar që të vegjël. Për ne është shumë e rëndësishme që të vinë tifozët, është e rëndësishme të bëjmë paraqitje të mirë kundër Polonisë, për dy ndeshjet e tjera do të shohim. Duhet t’i lemë të hapura mundësitë për dy ndeshjet e fundit që të kemi mundësinë të kualifikohemi.

Mendon që kemi shpresa për kualifikim dhe pse grupi është i vështirë?

Është shumë herët për të folur, jemi të fokusuar te Polonia dhe të marrim sa më shumë pike të mundemi në këto tre ndeshje dhe më pas të shohim. Është herët për të folur.

Jeni transferuar te Darmshtadi, çfarë mendoni të arrini me këtë klub?

Darmshtadi është klub me histori të mirë, ka tifozë të mirë. Ishte një periudhë 2 vjeçare në Bundesliga, por e bëra për Kombëtaren sepse po nuk luajte e humb vendin. E di personalisht që kur arrin një moshë në futboll bëhet e vështirë. Këto tre ndeshjet e fundit kemi arritur disa rezultatet të mira, është herët për të folur, duhet të kemi një sezon stabël dhe rritemi bashkë dhe pastaj të shohim çfarë do të na dalë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *