Ndeshja Spanjë- Kosovë/ Behgjet Pacolli: Pse humbëm një rast të artë sportivo-diplomatik, Albin Kurti mund të …

pjimage - 2021-03-31T094214.155

Në prag të ndeshjes së Kosovës me Spanjën, politikani dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, thotë se nëse “kjo ngajrje do të menaxhohej mirë, mund të shënonte një përparim minimal në raportin mes shteteve”, pasi Spanja nuk e njeh si shtet të pavarur Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli thotë se ky është një rast ‘i humbur sportivo dimplomatik’ me Spanjën në funksion të qëllimit për ta njohur Kosovën si shtet.

Pacolli ndër të tjera ka renditur edhe argumentet pse sipas tij “humbëm një rast të artë”.

Sipas tij, një rol dhe ndikim në përparimin e raporteve midis dy shteteve mund të kishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit është pjesë e Internacionales Socialiste spanjolle.

“Në Spanjë udhëheq një qeveri e majtë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Partia e tij PSOE, është anëtare e Internacionales Socialiste spanjolle, ku bën pjesë, Vetëvendosja e zotëri Kurtit. Pse ai nuk i ka shkruar diçka për t’i përkujtuar Sanchez-it, se Kosova nuk është Katalonja; se të barazosh Kosovën me Katalonjën, është sikur të barazosh Serbinë me Spanjën, gjë që nuk është e vërtetë, sepse Spanja nuk ka ushtruar genocid ndaj Katalonjës, rajonit më të begatë të saj. Mund të shkruante letër publike apo të mbyllur.

Zotëri Kurti mund të kërkonte ndihmën e ish-kryeministrit Italian Massimo D’Alema, i cili ka punuar me zotri Sanchez dhe janë miq të mirë, nga bashkëpunimi në organizimet e majta europiane. Zotërinj të tjerë, që e njohin Spanjën, Kurti apo kushdo tjetër mund të kërkonin ndihmën e Havier Solanës, figurës mitike të të majtës spanjolle, që të lobonte për një përparim minimal në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Futbolli është një sport popullor që zhbllokon marrëdhëniet mes shteteve. Suksesi sportiv hap dyert e diplomacisë. I ndjeri Fadil Vokrri futjen e Kosovës në FIFA dhe UEFA e arriti vetë. Me emrin e tij, me lobimin e tij”, shkruan Pacolli.

REAGIMI I PLOTE I BEHGJET PACOLLIT

Rasti i humbur sportivo diplomatik me Spanjën
Ose një ide për diplomaci kreative që do më shihte mua, Veton Surroin, Albin Kurtin, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, të lobonim për Kosovën në Madrid

Nga Behgjet Pacolli

Kosova ndeshet me Spanjën në futboll, mirpo në viset tona kjo ngjarje nuk u pa jo thjesht si futbollistike, por njëherazi si ngjarje diplomatike apo politike. Nëse do të menaxhohej mirë, mund të shënonte një përparim minimal në raportin mes shteteve, përshembull njohjen e dokumentave të udhëtimit, apo vizën mbi pasaportën e Kosovës. Të shërbente si investim minimal për njohjen e mëpastajme, apo për qëndrimin spanjoll në kuadër të BE-së.

Dikush mund të thotë se pse unë, si ish shef i diplomacisë, si ish president, nuk bëra diçka në këtë drejtim.

Më vjen keq, por nuk kam energji të duroj fushata sulmesh për vepra të mira të cilat i kam bërë shpesh, por që janë interpretuar keq në vendin tim.

Jam qortuar shpesh se kam ftohur apo nxehur gomarin, kur gomarit i kam dhënë ujë të nxehtë, apo ujë të ftohtë.

Nuk mund të bëj diçka që nuk ma ka kërkuar dikush nga qeveria e re e Kosovës, të cilët asnjëherë nuk kanë trajtuar me respekt veprat e mia konstruktive, duke filluar nga vota pro në qeverinë e parë Kurti. Dhe në një situatë që përsëritet, unë thjesht mund të shkruaj, se çfarë do të bëja unë, po të isha në vend të tyre. Duke i kujtuar popullit tim, sesi e humbëm një rast të shkëlqyer si ky.

Argumentat: pse humbëm një rast të artë

Në Spanjë udhëheq një qeveri e majtë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Partia e tij PSOE, është anëtare e Internacionales Socialiste spanjolle, ku bën pjesë, Vetëvendosja e zotëri Kurtit. Pse ai nuk i ka shkruar diçka për t’i përkujtuar Sanchez-it, se Kosova nuk është Katalonja; se të barazosh Kosovën me Katalonjën, është sikur të barazosh Serbinë me Spanjën, gjë që nuk është e vërtetë, sepse Spanja nuk ka ushtruar genocid ndaj Katalonjës, rajonit më të begatë të saj. Mund të shkruante letër publike apo të mbyllur.

Zotëri Kurti mund të kërkonte ndihmën e ish-kryeministrit Italian Massimo D’Alema, i cili ka punuar me zotri Sanchez dhe janë miq të mirë, nga bashkëpunimi në organizimet e majta europiane. Zotërinj të tjerë, që e njohin Spanjën, Kurti apo kushdo tjetër mund të kërkonin ndihmën e Havier Solanës, figurës mitike të të majtës spanjolle, që të lobonte për një përparim minimal në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Futbolli është një sport popullor që zhbllokon marrëdhëniet mes shteteve. Suksesi sportiv hap dyert e diplomacisë. I ndjeri Fadil Vokrri futjen e Kosovës në FIFA dhe UEFA e arriti vetë. Me emrin e tij, me lobimin e tij.

Njëjtë dhe në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi, dhe trajneri i saj, Driton Kuka e detyruan Rusinë të nderonte flamurin, himnin tonë.

Edhe atëherë e humbëm rastin të lobonim pranë Rusisë. Njëjtë, ne mundeshim të organizonim disa prej futbollistëve tanë më të mëdhenj, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, apo dikënd tjetër t’i kërkonin Federatës spanjolle, shtetit spanjoll, të trajtonin me respekt Përfaqësuesen tonë.

Me inisiativa kreative, publike, ose jo. Ku është miku im Veton Surroi, folës i shkëlqyer i spanjishtes, i cili shpesh ka folur për respektin që gëzon në botën hispanike? Edhe ai mund të lëvizte diçka në këtë drejtim. Do isha i gatshëm që së bashku me të, me futbollistët tanë të shquar, me Albin Kurtin, të organizoheshim në një delegacion politiko sportiv.

Të takoheshim me Florentino Peresin, me një histori të ndërtuesit global si unë dhe t’ i kërkonim ndihmë. Të takoheshim me Havier Solanën, me Federatën spanjolle të futbollit, që të bënim diçka. Nuk bëmë asgjë. Nuk tentuam asgjë. Nuk përfituam asgjë.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *