Ndeshja Spanjë – Kosovë, mediat spanjolle: Përballja është historike. Ata janë ballkanas, një rajon që ka prodhuar shumë talente

Media spanjolle “AS” ka shkruar një artikull të veçantë për ndeshjen e sotme ndërmjet Spanjës dhe Kosovës. AS raporton se kjo nuk pritet që të jetë përballje e lehtë për spanjollët.

Në artikull thuhet se përballja nuk duhet parë në rrafshin politik, ku Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por duhet të shikohet thjesht si sport, në një sfidë, ku fitorja jep më shumë shanse për të qenë në Botërorin 2022.

  • foto galeri

Kjo ndeshje sheh rrezikun e madh të ndonjë dështimi. Këto eliminatore kanë treguar se nuk ka përballje të lehta. Kështu, Portugalia fitoi vetëm 1:0 ndaj Azerbajxhanit, Franca barazoi 1:1 ndaj Ukrainës, Kroacia mundi 1:0 ndaj Qipros, Franca që fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit dhe kujtojmë fitoren e Gjermanisë 1:0 ndaj Rumanisë.

Spanja ka bërë blofin më të madh në këto eliminatore, duke mos mundur dot Greqinë në fushën e vet, teksa barazoi 1:1 me helenët. Kjo fushë në tërësi ka qenë e mirë për paraqitjen e Ramos. Sergio bëri 35 vjeç, duke festuar ditëlindjen me fitore ndaj Gjeorgjisë, por edhe kjo me vështirësi, 1:2.

Shumë lojtarë të mirë pritet që të luajnë në ndeshjen ndaj Kosovës. Zvicerani Bernard Challandes beson se dueli me Spanjën do të shërbejë për të bërë të njohur më shumë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Renditja e FIFA e vendos Kosovën në vendin e 117-të (midis Sierra Leones dhe Zelandës së Re), por nuk duhet të kalojë pa u vënë re që të mërkurën e kaluar Kosova mundi Lituaninë (4-0) në një ndeshje miqësore.

“Edhe nëse jemi një ekip i vogël, do të kemi më shumë shanse për të fituar nëse kemi topin; nuk duhet të kemi komplekse”, thotë Challandes. Kjo filozofi është për t’u lavdëruar, ajo e përpjekjes për të fituar vulën e futbollit të luajtur mirë për një skuadër, historia e së cilës në FIFA filloi në vitin 2016.

Bernard Berisha nuk do të jetë në fushë ndaj Spanjës, sepse ai u përjashtua në humbjen kundër Suedisë (0-3), ndërsa Amir Rrahmani është një humbje e ndjeshme në mbrojtje, ku nuk ka shumë përzgjedhje.

Pritet të luajë për Kosovën Vedat Muriqi, që aktivizohet me Lazion dhe është mjaft i rrezikshëm e me shumë rëndësi në këtë skuadër plot me lojtarë që bëjnë karrierë jashtë vendit. Ashtu si Milot Rashica, mesfushori i Verder Bremen, Bersant Celina, mesfushor i Dijon, apo Arbër Zeneli, anësori i Stade Reims i cili në miqësoren kundër Lituanisë shënoi dy gola. Ata janë ballkanas dhe tashmë dihet sesi kjo zonë ka “prodhuar” shumë talente (Modric), por edhe  Doncic apo edhe në sportet me ujë (Serbia dhe Kroacia luajtën finalen e fundit olimpike të vaterpolit).

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *