Ndeshje në ringun e boksit? Trump zgjedh kundërshtarin: Më i lehti për mua Joe Biden, do e rrëzoja që në sekondat e para (VIDEO)

Ish-Presidenti i Shba, Donald Trump i është rikthyer shfaqjeve argëtuese me batutat e tij. Trump është pyetur se nëse do të ngjitej në ring, kë do të preferonte si kundërshtar.

Trump theksoi se në të gjithë botën, Biden do të ishte kundërshtari më i lehtë.

Sipas Trump, Presidenti aktual i SHBA do të binte në tokë që në sekondat e para.

“Unë mendoj se ndoshta lufta ime më e lehtë do të ishte Joe Biden sepse mendoj se ai do të binte shumë, shumë shpejt. Biden do të binte në sekondat e para”,- deklaroi Trump.

Trump duket se  e sfidon në ringun e boksit, por Joe Biden e mposhti vitin e kaluar në zgjedhjet amerikane edhe pse Trump i cilëson ende të vjedhura.

Edhe pse duket një ndeshje thuajse e pamudnur, gjithsesi nëse do të ndodhte Trump ka avantazh gjatësinë, peshën dhe moshën pasi është 4 vite më i ri se Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *