Ndëshkimi që ndjek Volodymyr Zelenskyy

13:06 25/02/2022

Komediani që u bë president, në rolin më të vështirë të jetës së tij

Ruani qetësinë! Ne jemi të fortë”, ky ishte video-mesazhi që Volodymyr Zelenskyy u drejtoi qytetarëve kur forcat ruse hynë në territorin ukrainas. Presidenti ndodhej në ditën më të vështirë të jetës së tij, një rol që më herët ishte dashur ta luante në një film.

Jo pak herë arti parashikon se çfare ndodh në të ardhmen. Sot ai po i përgjigjet sulmeve të Rusisë pas një rruge të gjatë dhe pa zgjidhje diplomatike. Si kreu i shtetit u zgjodh në vitin 2019. Presidenti i parë i Ukrainës lindur nga prindër hebrenj, më 25 Janar 1978, ne Kryvyi Rih, zonë industriale kryesisht rusishtfolëse në Ukrainën jugore.

Babai i tij, profesor dhe doktor i shkencave teknike, ndërsa Rymma Zelenska ka punuar si inxhinere. Gjyshi i tij, Semyon Zelenskyy, humbi jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i ati dhe tre vëllezërit e tij u vranë gjatë Holokaustit. Dëshira e babait të tij ishte që të merrej me drejtësi, por megjthëse u diplomua për juridik ishte një profesion që nuk e ushtroi kurrë. Pasioni i tij ishte arti, të cilin e ndoqi që prej moshës 17-vjeçare dhe për shume vite aktroi. Por fameë e mori nga filmi “Servant of the people” ku luajti rolin e presidentit të Ukrainës.

Por tre vjet më vonë Zelenskyyy hodhi kandidaturën si president. ” Zgjedhjet e kaluara, kam votuar për Poroshenkon dhe kam gabuar”, tha Volodymyr  gjateë garës në të cilën mori fitoren. Ashtu si personazhi i tij në serial, Zelenskyy ka qëndruar në një platformë kundër korrupsionit, që kishte ndikuar në shqetësimin e gjerë për rritjen e çmimeve dhe rënien e standardeve të jetesës.

Bashkë me familjen e tij po qëndron në Ukrainë.  Bashkëshortja e presidentit është Olena Kiyashkon, shoqja e tij e klasës, gjithashtu një arkitekte dhe shkrimtare. Ata janë prindër  të një vajze dhe një djali. Sot jeta e tyre është në rrezik pasi Zelenskyy nuk ka pranuar të braktisë vendin. Ai e di shumë mirë që është objektiv i Rusisë së bashku me familjen e tij, por megjithatë ka vendosur të qëndrojë “me tanke nga toka dhe raketa nga ajri ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm” tha Zelenskyy duke shprehur dhimbje dhe kurajo njëkohësisht për ukrainasit të cilët sot po luftojnë për t’i mbijetuar mizorisë së Putinit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.