Ndëshkohet një tregtar palestinez sepse mbante fotografinë e presidentit Erdoğan

Me policinë izraelite dhe autoritetet tatimore që godasin bizneset palestineze në Qytetin e Vjetër të Kudsit, një tregtar palestinez tregoi se është ndëshkuar thjesht sepse mbante një fotografi të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në dyqanin e tij.

Tregtarët thanë se autoritetet bashkiake izraelite kanë vendosur gjoba të mëdha kundër tyre për pretekse jo bindëse, përfshirë për mbajtjen e maskave gjatë qëndrimit në dyqanet e tyre.

Imad Abu Khadija  tha se zyrtarët e Bashkisë së Kudsit dhe autoritetet tatimore të mbështetura nga policia bastisën dyqanin e tij në rrugën Bab al-Silsila në Qytetin e Vjetër.

“Ata vendosën disa gjoba kundër meje për arsye jo bindëse, përfshirë për praninë e një bombole gazi brenda dyqanit dhe mungesën e një arke për të regjistruar shitjet. Ata madje më dënuan se kisha një fotografi të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në dyqanin tim dhe unë u përpoqa të pyes arsyen, por përgjigja e tyre ishte vetëm një fjalë… është e ndaluar”, tha Abu Khadija.

Erdoğan dhe qeveria turke kanë qenë të zëshëm duke protestuar abuzimet izraelite të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve dhe duke mbrojtur statusin e ligjshëm të Kudsit Lindor si kryeqytet i një shteti palestinez.

Abu Khadija tha se “fushatat e goditjes” në Qytetin e Vjetër kanë për qëllim t’i detyrojnë palestinezët t’i lëshojnë dyqanet dhe t’i mbyllin ato.

“Ne punojmë vetëm për të paguar taksat, ne jemi të ngarkuar me taksa në një kohë kur pothuajse nuk ka aktivitet tregtar”, u shpreh ai.

Dëshmitarët okularë thanë se autoritetet bashkiake izraelite po ashtu gjobitën disa tregtarë të tjerë palestinezë në këtë zonë.

Për vite me radhë, bizneset palestineze në Qytetin e Vjetër të Kudsit kanë pësuar recesion të përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Mbi raportin në fjalë akoma nuk ka ndonjë prononcim nga autoritetet izraelite.

E drejta ndërkombëtare i sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të pushtuara dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje atje i konsideron të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *