Ndezi zjarr për të djegur shkurre, por flakët djegin një sipërfaqe të madhe toke, procedohet 41-vjeçari në Elbasan

Polica e referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, pasi në fshatin Fikas, në pronën e tij, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe tjetër toke me shkurre dhe barishte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 52 vjeç, banues në Elbasan,pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, pasi në fshatin Fikas, në pronën e tij, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe tjetër toke me shkurre dhe barishte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts