Ndihma e BE-së për Afganistanin shkon në një miliard Euro

22:14 12/10/2021

Ndihma do të shkojë për popullin afgan dhe vendet fqinje

Bashkimi Evropian do të ofrojë një paketë ndihmash prej 1 miliard Eurosh për Afganistanin dhe vendet fqinje.

Situata socio-ekonomike në Afganistan po përkeqësohet, duke vënë qindra mijëra afganë në rrezik. Paketa e ndihmës u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një samit virtual të G20-ës për situatën humanitare dhe të sigurisë në Afganistan .

 “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik në Afganistan. Duhet ta bëjmë këtë shpejt. Ne kemi qenë të qartë për kushtet tona për çdo angazhim me autoritetet afgane, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut. Deri më tani, raportet flasin vetë. Por populli afgan nuk duhet të paguajë çmimin e veprimeve të talebanëve. Kjo është arsyeja pse paketa e mbështetjes afgane është për popullin afgan dhe fqinjët e vendit të cilët kanë qenë të parët duke u ofruar atyre ndihmë. “

Disa vende të BE-së janë të shqetësuara për mundësinë e një rritjeje të numrit të azilkërkuesve nga Afganistani, siç ndodhi me sirianët në vitin 2015. BE-ja vlerëson se ndihma financiare për stabilizimin e Afganistanit mund të parandalojë një valë të tillë refugjatësh.

Në Gusht të këtij viti talebanët morën kontrollin e vendit pas 20-vjetësh të prezencës ushtarake ndërkombëtare në këtë vend të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *