Ndihma e BE-së për Shqipërinë/ Reagon Basha: Lajm shumë i mirë në një moment kritik të përballjes me zjarret










Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga BE për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit që po përballen me zjarret.

BASHA BASHA

Basha thotë se ky është një lajm shumë i mirë në një moment kritik, ndërsa i shpreh mirënjohjen BE-së duke e konsideruar një mik të mirë në kohë të vështira.

Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkruan kryedemokrati në një postim në “Twitter”.

bASHA1

Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Holanda”, bën me dije Komisioni Evropian.

Solidaritet evropian me Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që po luftojnë aktualisht me zjarret shkatërruese. Qipro, Çekia, Franca, Sllovenia dhe Holanda po vendosin në gatishmëri aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile”, thuhet në reagimin e KE në “Twitter”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *