Ndihma e Kroacisë pas tragjedisë, deputetja shqiptare propozon shpalljen e kryemistrit kroat qytetar nderi i Kosovës

Pas tragjedisë që ndodhi të dielën në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona, qytetarë të shumtë por edhe udhëheqësit e institucioneve në Kosovë, kanë shprehur falënderime për shtetin kroat dhe qeverinë për ndihmën e dhënë shtetasve kosovarë në këtë rast.

Madje në shenjë falenderimi për ndihmën e dhënë nga Kroacia, është propozuar që kryeministri kroat Andrej Plenkoviq të shpallet qytetar nderi i Kosovës.

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj ka thënë se i bashkohet kësaj kërkese.

“Në mediat e Kosovës e kam parë shpesh që po kërkohet që kryetari i qeverisë kroate të shpallet qytetar nderi i Kosovës, dhe unë i bashkëngjitëm kësaj dhe mendoj së është e udhës që ai të shpallet qytetar i nderit”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

Ajo më tej shtoi se në këtë moment tragjik që ndodhi, përveç komunitetit shqiptar që kanë shpreh gatishmërinë të ofrojnë ndihmë gatishmëri të tillë kanë shpreh edhe qytetarët kroat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *