Ndizen dritat e Krishtlindjes në sheshin “Shën Pjetër“

ndizen dritat e krishtlindjes ne sheshin shen pjeter
ndizen dritat e krishtlindjes ne sheshin shen pjeter

[embedded content][embedded content]

23:00 10/12/2023

Atmosfera festive po shtrihet në gjithë vendet perëndimore

Sheshi Shën Pjetër i Vatikanit ishte vendi i radhës që u ndriçuan nga dritat shumëngjyrëshe që i japin jetë atmosferës festive që na kujton se Krishtlinjda nuk është shumë larg.

Bredhi 28-metra e gjatë i dhuruar nga qyteti verior i Kuneos ishte dekoruar me mijëra drita LED, të cilat do të dhurojnë deri në festat e fundvitit spektakle të përnatshme dritash, në atë zonë të sheshit ku ndodhen statujat e skenës që përkujton natën e lindjes së Krishtit.

Atmosfera festive e krijuar nga dekori i Krishtilindjes tashmë ndjehet në shumë qytete perëndimore, deri përfshirë Uashingtonin dhe Nju Jorkun.

Ndërsa në tregun e Krishtlindjes në Dresden të Gjermanisë, u prezantua torta e madhe tradicionale festive me peshë prej 1.8 tonësh, e cila do të shitet deri në natën e madhe për të gjithë vizitorët me copa që kushtojnë 10 Euro secila.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts