Ndjekje me helikopter si në filma/ Shqiptarët e patrembur sfidojnë policinë britanike duke rrezikuar jetën: Paguam nga 20 mijë euro për të kaluar kufirin

Ëndrra e shumë  shqiptarëve  për të jetuar si të gjithë qytetarët europianë duke emigruar ilegalisht në perëndim  duket se  nuk do të ndalet as nga kufizimet e Covid-19.

I tillë është rasti i 8 emigrantë shqiptarë të cilët rrezikuan jetën e tyre për të mbërritur në tokën angleze.

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e filmuara nga policia që kanë ndjekur në det anijen me shqiptarët e cila drejtohej nga anglezi James wisbey.

Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.  Nga pamjet duken emigrantët e tmerruar dhe uritur që kërkojnë ndihmën e policisë, por trafikanti i kërkon shqiptarit që të mos e bënte një gjë të tillë duke i hequr telefonin nga dora. Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.

Pas kapjes nga autoritetet, shqiptarët rrëfyen para policisë britanike se kishin paguar nga 20 mijë euro për person për udhëtimin nga Franca në drejtim të Anglisë.

Gjyqtari i cilësoi si të tmerrshme dhe të pafalshme veprimet e skafistit duke e dënuar atë me 5 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *