Ndjekje si nëpër filma/ Policia i vihet pas skafit të mbushur me drogë në Spanjë, arrestohen trafikantë dhe sekuestrohen 2.5 ton lëndë narkotike (VIDEO)

Të paktën 6 persona janë arrestuar dhe 2.5 ton janë konfiskuar pasi policia nga policia spanjolle. Autoritetet në Spanjë, kanë bërë publike pamjet, ku shihet se si ndiqet skafi i mbushur me drogë. Agjentët fillimisht panë 2 persona në një varkë të pajisur me 3 motorë tha policia, e këtu lindën dyshimet.

“Duke pasur parasysh mundësinë e një transporti droge në det të hapur, agjentët vendosën të kishin një qasje me të drejtpërdrejtë me të dyshuarit”, tha një zëdhënës i efektivëve.

Pasi personat në bordin e varkës zbuluan praninë e policisë, të dyshuarit hipën në një mjet tjetër për të ikur, duke lënë të zbrazët varkën e parë që u vu re.
Ekuipazhi i skafit, i përbërë nga gjashtë persona, u larguan duke injogurar sinjalet e agjentëve, duke kryer manovra të vazhdueshme, ndërsa nisën të hidhnin në det tufa me hashash dhe thasë.

“Pas një ndjekjeje të gjatë, agjentët arritën të hipnin në varkë, duke vazhduar me arrestimin e gjashtë pasagjerëve të saj”, tha policia. Të dyshuarit u transferuan në breg “për t’u sjellë para drejtësisë”, tha policia.
Hetimi është në vazhdim dhe është e paqartë nëse gjashtë kontrabandistët e dyshuar të drogës, të cilët nuk u identifikuan, janë akuzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.