Ndodh edhe kështu! Gëlltit telefonin, historia e pazakontë e të riut në Kosovë. Mjekët ia nxorën përmes…

E padëgjuar më parë. Një 33-vjeçar nga Kosova, ka gëlltitur një telefon celular, ndërsa iu desh që të bënte një ndërhyrje për të hequr atë nga stomaku.

Mediat kosovare shkruajnë se mjekët kanë arritur t’ia heqin telefonin e ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike. Rastin e ka bërë të ditur mjeku gastrolog Skender Telaku, përmes një postimi në Facebook.

“NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU
Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjese. Pa komplikime”, shkruan Telaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *