Ndodh edhe kështu! Vodhën një pulë në Prizren, dënohen me 750 euro tre të akuzuarit

ndodh edhe keshtu vodhen nje pule ne prizren denohen me 750 euro tre te akuzuarit
ndodh edhe keshtu vodhen nje pule ne prizren denohen me 750 euro tre te akuzuarit

Tre persona në Prizren janë dënuar me një gjobë prej 750 eurosh, pasi akuzohen se kanë vjedhur një pulë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në komunën e Prizrenit në janar të 2018-ës.

Tre të akuzuarit me inicialet S.L., N.M. dhe R.L., akuzohet se kanë vjedhur pulën në kotecin e shtetasit me inicialet A.F. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.

Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts