
Gatimi është një art më vete, e kjo, vërtetohet çdo ditë e më tepër.
Kuzhinieri i njohur David Garcia, ka realizuar një gatim vërtetë unik. Ai ka pjekur picë në lumin e llavës që doli nga vullkani Pacaya në Guatemala.
Në videon e publikuar nga mediat, ai shihet teksa përgatit brumin, hap picën, hedh ingredientët e duhur dhe e vendos tepsinë në llavën e nxehtë.
Pas disa minutash, pica është gati dhe ai atë e ndan me miqtë. Sakaq, vullkani Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemala.
Ai ka qenë pasiv për gati 70 vite. Ajo u bë sërish aktive në muajin shkurt të këtij viti, ku ndodhi dhe një shpërthim i madh, fatmirësisht, pa pasoja.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al