Ndodh edhe kjo, ministri jep deklaratë i zhytur nën ujë, arsyeja do t’ju habisë

Ministri i Jashtëm i Tuvalut, ka mbajtur një fjalim përpara elektoratit i zhytur deri në gjunjë në ujë, për të nënvizuar idenë se vendi i tij është në vijën e parë të luftës kundër krizës energjitike.

Simon Kofe doli në një lidhje live nga vendi i tij për të folur në samitin e klimës në Glasgou, i veshur me kostum dhe kollare, por me këmbët të futura në ujë, për të nxjerrë në pah rritjen e nivelit të detit në vendin e tij.

“Kjo është situata reale me të cilën përballet Tuvalu për shkak të impaktit të ndryshimeve klimatike”, tha Kofe në videomesazhin e tij.

Gjatë samitit të klimës shumë shtete që konsiderohen edhe si ndotësit më të mëdhenj janë zotuar të ulin nivelet e emetimit të gazrave të dëmshëm deri në vitin 2050. Por udhëheqësit e vendeve të Paqësorit kanë kërkuar të merren masa edhe më drastike duke theksuar se nga kjo varet mbijetesa e shteteve të tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *