Ndodh edhe kjo! Në Japoni zhduken patatet, sillen tre avionë plot për të shmangur protestat

Janë dashur tre avionë gjigandë të tipit Boeing 747, të mbushur plot me patate të ngrira, për të shmangur krizën e restoranteve në Japoni, veçanërisht ato fast food.

Japonezët në fakt nuk ushqehen vetëm me sushi, madje stili i jetës në metropol i afrohet shumë atij perëndimor së të ngrënit, ku nuk mungojnë edhe patatet e skuqura. Pjesa më e madhe këtij produkti nuk kultivohet në Japoni, dhe importohet nga vende të ndryshme, në veçanti nga Kanadaja.

Në Japoni fast food që shërbejnë patate të skuqura janë të panumërta. Por vështirësitë e transportimit të produktit të përpunuar me kontejnerë, nga fillimi pandemisë, ka ulur shumë sasinë e patateve në atë vend, aq sa një kompani si Mc Donald-s ka deklaruar se nuk do të shërbente më porcione të mëdha patatesh.

Përkohësisht, dërgesa me avionë do të shmangë mbarimin e patateve, por kosto e lartë e transportit në vijë ajrore nuk e bën një zgjedhje të qëndrueshme. Mungesat nuk përfshijnë vetëm Japoninë, por edhe vende të tjera aziatike, madje edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.